Ura rreth 1000-vjeçare me 15 harqe Hudaferin që është një nga monumentet kryesore të arkitekturës së Azerbajxhanit, është në rrezik zhdukjeje për shkak të mbylljes për përdorim dhe neglizhimit gjatë pushtimit 27-vjeçar të Armenisë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë një urë tjetër në largësi prej 750 metra nga ura Hudaferin gjendet edhe ura e dytë e Jabrayil-it, por gjatë pushtimit 27-vjeçar armen i kanë mbetur vetëm 3 harqe nga gjithsej 11 harqe.
Sipas historianit iranian Hamdallah Qazvini, në periudhën e kalifit të parë Hazreti Ebubekir-it këtu është ndërtuar një urë por ura e sotme është ndërtuar në vitin 1027.
Ura Hudaferin është rreth 200 metra i gjatë dhe 4,5 metra e gjerë, kurse pika më lartë në lum është 12 metra. Për arsye se është ndërtuar mbi shkëmbinjtë e lumit përbëhet nga harqet me madhësi të ndryshme, ndërsa më e gjera është 8,70 metra dhe më e ngushta 5,60 metra.
Ura konsiderohet ndër monumentet e arkitekturës azerbajxhanase me stilin e saj të lirë arkitektonik dhe harqet, si dhe përdorimin e gurëve të lumit në ndërtim përveç të tullave.
Por kjo urë mbeti jashtë përdorimit pas pushtimit armen në vitin 1993. Gjatë kësaj periudhe ura as nuk u mirëmbajt, pasi gjatë këtyre viteve populli azerbajxhanas kishte migruar nga rajoni dhe askush nuk u vendos këtu.
Monumenti 1000-vjeçar gjithashtu u ndikua edhe nga kushtet e motit, ndërsa tani pas çlirimit nga pushtimi pret restaurim.
Monumenti i azerbajxhanasve që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore ende në “këmbë”
Tek ura në fjalë që gjendet mbi lumin Aras, i cili përbën edhe kufirin Iran-Azerbajxhan, mund të arrihet edhe nga Irani duke kaluar nga qytetet Fuzuli dhe Jabrayil.
Tashmë qyteza Hudaferin si rezultat i pushtimit 27-vjeçar ka mbetur pas asnjë ndërtesë të mbijetuar që i ngjan një fshati fantazmë.
Gjithashtu edhe qytezat Soltanli, Veyselli dhe Niyazkulular janë gjithashtu rrënuar plotësisht. Pas urës Hudaferin monumenti tjetër në rajon që tërheq vëmendjen është në Soltanli.
Në Soltanli gjendet monumenti i azerbajxhanasve që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore, që është ende në “këmbë” pas 27 viteve pushtimi.
Armenia në 7 vite ndërtoi vetëm seli ushtarake në Jabrayil
Jabrayil gjendet në qendër të rajonit, ndërsa është një ndër vendet fantazmë të shndërruar me pushtimin armen. Në qytet nuk gjendet asnjë ndërtesë të mbijetuar, ndërkaq Armenia ka ndërtuar vetëm një seli ushtarake.
Në qytet gjendet edhe një çezmë mozaiqet e së cilës janë dëmtuar.
Gjithashtu edhe kryqi i vendosur nga armenët pas marrjes së kontrollit të qytetit mund të shihet në hyrje të qytetit.
Iranin dhe Azerbajxhanin në aspektin tokësor e lidhte vetëm ura Hudaferin, por kjo u ndërpre me pushtimin armen. Lidhja tokësore mes dy vendeve u vendos përsëri më 18 tetor kur u çlirua Hudaferin.
Me këtë jo vetëm që u vendos lidhja tokësore mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, por edhe u ndërpre lidhja kufitare e Armenisë me Iranin në Karabak.