Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres nënvizoi rëndësinë e ruajtjës së agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA, duke theksuar punën e saj vendimtare për palestinezët në nevojë.
UNRWA është përballur me një mungesë financimi që kur Izraeli akuzoi disa nga punonjësit e tij për pjesëmarrje në sulmin e Hamasit të 7 tetorit, akuza që organizata thotë se nuk ka parë ende prova për të, por po heton.
Guterres, duke folur pas një vizite në një qendër shëndetësore të UNRWA në Jordani, tha se është “absolutisht e nevojshme” të ruhet agjencia, duke e quajtur atë “shtylla kurrizore e ndihmës humanitare për popullin palestinez”.
“Unë mund t’ju garantoj se ne do të bëjmë gjithçka dhe do të prezantojmë të gjitha reformat e nevojshme për t’u siguruar që UNRWA do të jetë një agjenci që do të respektojë plotësisht parimet e OKB-së”, tha Guterres.
“In a darkening world, @UNRWA is the one ray of light for so many.
We must not take that hope away.”
This past week, @antonioguterres visited a health centre in Jordan, and met young Palestinian refugee students benefitting from @UNRWA ‘s work in the region. pic.twitter.com/z27n9VUSD3
— United Nations (@UN) March 29, 2024