UNRWA: Rrethimi izraelit ndaj Gazës “duhet të hiqet”

Në një postim në platformën X, Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) deklaron se populli i Gazës po përjeton “një cikël të dhunës vdekjeprurëse dhe privimit”.

“Që nga 2 marsi, ndihmat humanitare dhe furnizimet tregtare janë bllokuar nga autoritetet izraelite për të hyrë në Rripin e Gazës,” thuhet në deklaratë.

“Pas shembjes së armëpushimit muajin e kaluar, aktivitetet intensive ushtarake dhe armiqësitë janë përshkallëzuar,” duke shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e qindra civilëve. “Rrethimi duhet të hiqet,” përfundon UNRWA.