Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin ka reaguar pas sulmit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i UNMIK-ut në Kosovë ka dënuar sulmin dhe shpreson që përgjegjësit të kapen e të dënohen.
Sipas deklaratës së UNMIK-ut, thuhet se akte të tilla kriminale si sulmi në Kuvendin e Kosovës, që ka shkaktuar vetëm dëme material, nuk duhet të ndodhin në Kosovë.
Zahir Tanin në fund ka shprehur mbështetjen e plotë për autoritetet vendase në hetimin e këtij rasti.