Universiteti më i madh i Irakut u fut për herë të parë në renditjen e universiteteve më të mira në botë, e cila përgatitet nga revista “Times Higher Education”, me seli në Londër.
Universiteti i Bagdadit, përkundër konflikteve në Irak, u përfshi në listën 1,250 universiteteve në gjithë botën.
Ai u vlerësua për krijimin e partneriteteve ndërkombëtare akademike.
Universiteti i Oksfordit është në vendin e parë për të tretin vit radhazi, por gjendja e përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se është në “rënie modeste”.
Për herë të parë, në listë ka më shumë universitete të Japonisë sesa të Mbretërisë së Bashkuar.