Përkundër Platonit, Aristoteli, e shihte fuqinë politike si rezultat i mospërputhjes së aftësive dhe virtyteve mes njerëzve.
Kur të gjithë mendojnë njëjtë aty askush nuk mendon (Seneka).
Nuk është e thënë të pajtohen të gjithë me të gjithë (uniformitet absolut) mirëpo të ketë kompromis të shëndetshëm në diversitet të mendimeve (unitet racional) ngase vetëm nga dallueshmeria mendimeve lindin ide alternative, ashtu si thuhet se: ”Aty ku të gjithë mendojnë njëjtë, askush nuk mendon (Seneka).
Saktësia e një mendimi dhe opinioni duhet të gjykohet nga reflektimi i cili mbërthen veprimet tona dhe e vërteta duhet të shihet përafërsisht ajo me të cilën do të pajtohet dhe përfiton komuniteti shoqëror.
Gnoseologjia sipas Imanuel Kantit: “I vë në pikëpyetje themelet e dijes për të pastruar ato fusha të vlefshme të ndërgjegjes”. Njeriu i cili e ka guximin e intelektualit të mirëfilltë dhe i cili është i vetëdijshëm për rolin e tij me përgjegjësi në shoqëri, nuk joshet dhe as imponohet nga konceptet dhe implikimet e të tjerëve në veprimet e tij.
Ai nuk aludon dhe as shënjon ndaj akëcilit njeri personalisht, ku mund të merr këtë guxim dhe vetëmohim për të folur në vetën e parë për vetën e tretë (palën tjetër) pa argumente e bindshmëri?!.
Por njeriu intelektual dhe vigjilent mund të flet apo edhe të shkruan në metaforën e konceptit të dialogut konstruktivë, apo edhe kritikës koncize, pa etiketuar dhe fokusuar direkt paramendimin e tij, pra paragjykimin e tij nuk e implementon si gjykim apriori.
Duke aplikuar këtë formë të tërheqjes së vërejtjes atëherë mbështetemi në filozofinë profetike, metodë e cila kurrë nuk i atakonte njerëzit direkt në qenien e tyre (edhe nëse për këtë kishte një mal me argumente) por këshillën dhe sugjerimin i plasonte në mënyrë të përgjithshme dhe kush e gjente vetveten e tij “në opinionin e trajtuar ” ai ishte në gjendje të pranojë me pedantëri dhe pa nihilizëm atë konstatim.
Sa i përket opinioneve dhe konstatimeve publike apo personale, qofshin ato edhe në adresë të këshillave dhe sugjerimeve, ato i tejkalojnë përmasat e tyre duke eskaluar në nepotizëm dhe oportunitet.
Mirëpo nuk ndalën vetëm me kaq, ato reflektojnë pasqyrën e përçarjes, praktikë e cila ka tendencë ta shndërrojnë pronarin e tyre në “satelit ” i cili luhatet kah të fryen era, e kurrsesi nuk janë princip i atyre të cilët mundohen të jenë origjinal në pikëpamje, stoik në qëndrime dhe të paluhatshëm në parimet fundamentale.
UNITETI REAL APO UNIFORMITETI UTOPIK
“Realizmi sipas filozofëve do të thotë kundërshtim i idealizmit, përkatësisht se disa gjëra ekzistojnë në realitet, pra jashtë mendjes”
Uniteti i shpresuar nuk kërkon edhe uniformitetin utopik, pra ne mund të jemi unik në parime fundamentale edhe pse nuk jemi uniform në qasjen ndaj tyre, kjo e simbolizon këtë frymë të unifikimit dhe pajtimit edhe përballë diversitetit të mendimit.
Të kërkosh unitet edhe në uniformitet, ke kërkuar unitet absolut përmes uniformiteti utopik.
Këtë koncepcion e mbrojnë të gjitha shkollat juridike i por edhe ato pragmatike bashkëkohore. Assesi nuk mundet që uniformiteti absolut të arrij unitetin real, por mundet që uniteti faktik të pranoj diversitetin uniform.
Andaj do të jemi uniform nëse e pranojmë unitetin e larmishëm, e jo “si bryma para diellit” të ndërrojmë nga uniteti i kolektivitetit në rrugen e lehtësimit, nga përballja me obligimet dhe mejdanin kolektiv në luftë të shpallur së pari ndaj vetmisë uni-egoiste kundrejtë supermacisë kolektive!.
Opinionet e devijuara dhe personalizuara nga individ të vetpërsonalizuar (shikuar me lupë vicioze) vetëm nga një këndëvështrim miopik dhe jo si gjenerale ashtu si edhe në të vertetë plasohen, janë uniformitet në seder të atyre të cilët janë të kompleksuar, e komplekset janë organe patologjike personale në percepcion të së përgjithshmes kolektive.
UNITETI IDEALIST
“Idealizmi sipas idealistëve është: doktrina epistemologjike sipas së cilës asgjë nuk mund të njihet përtej mendjeve të qenieve që janë të afta të mendojnë”.
Apo sipas një alternative tjeter, ajo është doktrina metafizike sipas së cilës asgjë nuk ekziston (në realitet) përtej mendjeve dhe opinioneve tyre.
Në filozofinë bashkëkohore perëndimore, doktrina epistemologjike fillon si mendim qendror i Dekartit: “Ajo që është në mendje është më e besueshme se ajo që vjen nëpërmjet shqisave”. Idealisti i njohur në aspektin metafizik ishte edhe George Berkeley , sipas tij: “ Nuk ka dallim të thellë mes gjendjeve mendore, si ndjesia e dhimbjes, dhe ideve të ashtuquajtura “gjëra të jashtme”, që reflektohen më vonë përmes shqisave.
Pra sipas kësaj teorie nuk ka dallim real në ”pikëpamje”, mes ndjesive të caktuara të paragjykimeve ose asaj të cilin e përjetojmë sipas prizmit tonë, duke u nisur nga xhelozia, urrejtja, armiqësia, si forma të shprehjes së mllefit ndaj subjektit i cili tani është tjetër edhe pse deri dje ishte pjesë integrale e jona?!.
Forma e frustrimit dhe humbjes së arsyes na bëjnë të besojmë në ekzistencën e vërtetë të problemit, duke mos pasur kurajë dhe durim të trajtohet si pjesë normale e sfidës dhe lëshimeve njerëzore. Këto ndjesi janë gjithçka që ekziston dhe reflekton të kundërtën. Berkelei e paraqiti këtë autopinion më shprehje latine esse est percipi: të jesh është të përceptohesh.
Nga kjo pikëpamje opinioni, “që çuditërisht dominon njeriun”, se të gjitha institucionet, organizimet dhe proceset kanë ekzistencë absolute të autokracisë dhe jo transparencës, nisur prej perceptimit të vërtetë, nga qeniet që mendojnë kështu, është i rremë!.
UNITETI ALTERNATIV – Pragmatizmi
Pragmatizmi sipas atyre që u themelua mbi parimin e gjetjes së një koncepti-solucioni real mbi të vërtetën, definohet si qasja e cila nuk është e varur as nga pikëpamja personale (egoizmi) dhe as nga mbështetja të ndonjë mbretëri metafizike (subjekt absolut dhe i pa të meta).
Saktësia e një gjykimi duhet të gjykohet nga reflektimi i cili mbërthen veprimet tona dhe e vërteta duhet të shihet përafërsisht ajo me të cilën do të pajtohet dhe përfiton komuniteti shoqëror.
Kjo do të thotë të shihet si princip udhëheqës më shumë dashamirësi se çfarë duhet në të vërtetë diçka të jetë e vërtetë, megjithëse finesat se si duhet të publikohet-interpretohet ky parim janë bërë temë diskutimi edhe e shkencëtarit i cili njihet si neo-pragmatisti pasmodesrn Richard Rorty ; “Shumica janë të bindur se sipas pragmatizmit e vërteta e besimeve nuk përbëhet nga korrespondenca e tyre me realitetin, por në dobinë dhe efikasitetin e tyre”.
FILOZOFIA MORALE DHE KOLEKTIVITETI:
Sipas filozofisë, që nga kohërat antike, madje dhe para tyre, rrënjët e justifikimit të autoritetit politik janë lidhur në mënyrë të pandashme me shikimet mbi natyrën njerëzore.
“Në Republikën e tij, Platoni deklaron: “ Se shoqëria ideale duhet të udhëhiqet nga një këshill i mbret-filozofëve, meqë filozofët e mirë janë të aftë të kuptojnë “të mirën”. Por edhe Platoni u sugjeronte këtyre filozofëve të hulumtojnë për ligjet e suksesit në metodologjinë e udhëheqjes dhe menaxhimit të institucioneve, duke aplikuar format kolektive të konsultimeve dhe jo uniformitetin personal dhe afatshkurtër.
Përkundër Platonit, Aristoteli e shihte fuqinë politike si rezultat i mospërputhjes së aftësive dhe virtyteve mes njerëzve. Për Aristotelin, një person nuk mund të jetë i plotësuar përveç nëse jeton në një komunitet-kolektivitet. Lidhur më këtë koncepcion universal të udhëheqjes dhe menaxhimit mbi baza të filozofisë morale, dijetari dhe eruditi bashkëkohor Dr. Kardawi (udhëheqës me dekada i Akademisë Evropiane për Jurisprudencë Bashkëkohore), thënien filozofike profetike se: “Në çdo shekull lindin ripërtrirës të platformës hyjnore” e komenton me fakte se kjo thënie nuk e privon konceptin “ripërtrirës” vetëm në individ, por ajo është projekt më serioz dhe universal, ripërtrirje të cilën mund ta realizoj vetëm duke qenë si ekip-kolektivitet dhe gjeneratë e revolucionit, nacional dhe patriotik, idealist, altruist dhe metafizik.
Po e përmbylli këtë qasje filozofike me thënien e ditur nga të diturit se:“ Nëse shekulli XX ishte shekulli i individit ky shekull është shekulli i kolektivit (veprimit të unifikuar dhe bashkuar në qëllim)”.
Prof.Dr. Rrahman Ferizi