Skuadra e Manchester United dhe ajo e Real Madridit mbrëmë zhvilluan një miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan IndeksOnline.
Takimin në fund e fitoi skuadra angleze, por vetëm pas ekzekutimeve të penalltive.
Ndeshja e rregull u mbyll me rezultat 1 me 1, me golat e shënuar nga Lingard për anglezët dhe Casemiro për spanjollët.
Në penallti më të saktë ishin ana e Jose Mourinhos të cilët fituan 2 me 1.
Lojtarët e ekipit anglez që gabuan nga pika e bardhë ishin: Martial, McTominay, Lindelof. Kurse ata që shënuan: Mkhitaryan dhe Blind.
Për Real Madridin gabuan: Kovavic, Arnaiz Oscar, Hernandez dhe Casemira. I vetmi që shënoi ishte Quezada.
Kjo ndeshje e dy rivalëve ishte parapërgatitje për duelin e shumë pritur në kuadër të Super Kupës së Europës më 8 gushtë në Shkup të Maqedonisë.