Transferimi më i ri i Manchester Unitedit, mbrojtësi Leny Yoro do të jetë i detyruar të pauzojë tre muaj për shkak të lëndimit.
Yoro para dy javësh iu bashkua ekipit anglez nga Lille për 62 milionë euro, ndërsa u lëndua në miqësoren e parë.
18-vjeçari u lëndua në ndeshjen kontrolluese ndaj Arsenalit, të cilën Manchester Unitedi e luajti në Los Angeles.
Yoro ishte startues por për shkak të lëndimit të këmbës u detyrua të zëvendësohet në minutën e 35-të.
Lëndimi do ta mbajë Yoron deri në fund të muajit tetor dhe do t’i mungoj Unitedit për më shumë se 10 ndeshje në të gjitha garat.
Krahas mbrojtësit Yoro, ekipit anglez do t’i mungoj edhe sulmuesi Rasmus Hojlund, i cili po ashtu është lënduar dhe do të pauzojë të paktën për 6 javë. Hojlund pritet të jetë gati për lojë në fillim të muajit shtator.