United e Leicester ndajnë pikët

Në tërësi 4 gola të shënuar në ndeshje, përfundon me barazim dueli mes Manchester United e Leicester City

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja mes Manchester United dhe Leicester City.

Bruno Fernandes ishte lojtari më i dalluar në këtë ndeshje, i cili asistoi tek goli i parë i shënuar nga Marcus Rashford (23’), ndërsa shënoi vetë golin e dytë 79’.

Leicester në anën tjetër, regjistruan barazimin e parë në Premierligë, pas golave të Harvey Barnes 31’ dhe Jamie Vardy 85’.

Gjatë minutës së 61-të, Martial arriti që të shënoj për Djajtë e Kuq, mirëpo iu anulua goli për shkak të ofsajdit.

Leicester me 28 pikë vazhdon ta mbaj pozitën e dytë, ndërsa United me një pikë më pak do të vazhdoj të mbes në vendin e tretë.