Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) me bazë në Katar të dielën u bëri thirrje talebanëve që të vendosin sundim të drejtë në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
IUMS në një deklaratë tha se presidenti i saj, Ahmad al-Raysuni dhe Sekretari i Përgjithshëm Ali al-Qaradagi pritën një delegacion nga zyra politike e talebanëve në kryeqytetin Doha të Katarit.
Gjatë takimit, Al-Qaradagi u bëri thirrje talebanëve të formojnë një administratë të drejtë.
Talebanët morën Afganistanin në mes të gushtit dhe kanë shpallur qeveri të përkohshme prej 33 anëtarësh. /aa