Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë i bën thirrje OKB-së për Deran në...

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë i bën thirrje OKB-së për Deran në Siri

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë i bëri thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që të ndërhyjnë sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndaluar praktikat brutale të kryera nga regjimi i Esadit në Siri kundër popullit në Dera al-Beled, një nga lagjet qendrore të qytetit të Deras.

Në një deklaratë të bërë nga Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, me seli në Doha, kryeqytetin e Katarit, u theksua se veprimet e regjimit të Esadit në Dera al-Beled në jug të Sirisë kishin arritur në nivelin e krimeve njerëzore të luftës.

Duke dënuar ekspozimin sistematik të qytetit ndaj sulmeve të artilerisë, në deklaratë thuhet se pandjeshmëria e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me çështjen siriane është pritur me keqardhje. “Kjo bllokadë mizore, bombardimet sistematike, vrasjet dhe shkatërrimet në Dera al-Beled konsiderohen krime brutale kundër njerëzimit”, shkruhet në deklaratë.

Duke tërhequr vëmendjen për faktin se 10 mijë civilë janë të ekspozuar ndaj krimeve në fjalë në këtë qytet, u rikujtua se populli i Deras është privuar nga nevojat më të thjeshta si uji i pijshëm, energjia elektrike, ilaçet dhe qumështi për fëmijët.

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë i bëri thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të ndërhyjë ndaj regjimit të Esadit për të ndaluar praktikat brutale kundër njerëzve në Dera al-Baled dhe të bëjë pjesën e saj për të ndihmuar botën e lirë dhe organizatat humanitare dhe bamirësitë që përpiqen të ndihmojnë njerëzit atje. /trt

Exit mobile version