Kryetari i Organizatës Botërore të Dijetarëve Muslimanë Jusuf el-Karadavi, tha se “Turqia dëshiron të rikrijojë përsëri epokën e vjetër të lavdishme, por në të njëjtën kohë në Turqi janë krijuar njerëz që punojnë fshehtas. Këtë grusht të pisët Allahu e bëri të pasuksesshëm. Si ummet të gjithë ne duhet të punojmë me sy hapur dhe nuk duhet të fshehim asgjë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Unioni u Dijetarëve Muslimanë është formuar për ti mësuar islamin e vërtetë muslimanëve, për të njoftuar fenë e drejtë botës.
Pasi ka vënë në dukje se Turqia me 15 korrik ka arritur fitore ndaj atyre që kanë patur qëllime kundër muslimanëve në vend Karadavi u shpreh më tej se: “Para së gjithash muslimanëve duhet t’iu mësohet islami i vërtetë. Një musliman nuk gënjen një vëlla musliman, nuk nxit të keqe ndaj tij. Muslimanët në Turqi para së gjithash dhanë përpjekje për rehabilitim kundrejt vëllezërve të tyre. Turqia dëshiron të rikrijojë përsëri epokën e vjetër të lavdishme, por në të njëjtën kohë në Turqi janë krijuar njerëz që punojnë fshehtas. Këtë grusht të pisët Allahu e bëri të pasuksesshëm. Si ummet të gjithë ne duhet të punojmë me sy hapur dhe nuk duhet të fshehim asgjë. Të gjithë ato që kryejmë janë në të mirë të njerëzisë. Si dijetarë muslimanë duhet ta zbatojmë këtë detyrë. Duhet të qëndrojmë në krah të vendeve islame. Ne nuk dëshirojmë asgjë për veten tonë. Ne dëshirojmë që ummeti ynë të kalojë nga dobësia në fuqi, ti rikthehet përsëri jetesës së vjetër”.
Kemi ardhur këtu për të marrë pjesë në iniciativën e fitores së vëllezërve tanë në Turqi, për të marrë pjesë në gëzimin e tyre. Dëshirojmë që Allahu të bekojë Ummetin e Muhamedit. Gjithashtu lusim Allahun që të ndalojë çdo të keqe nga ky ummet islam që mbart flamurin e lirisë derisa ai të arrijë fitoren dhe të rikthehet në periudhën e vjetër përsëri dhe shpresoj që ti dhurojë një jetë të lirë”.
“Jemi në krah të Turqisë”
Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë Muhjiddin Ali Karadagi tha se ky union ka nevojë për mbështetjen e të gjithë muslimanëve.
Pasi ka vënë në dukje se si dijetarë muslimanë e kanë për detyrë të punojnë për Turqinë Karadagi u shpreh: “Tentativa për grusht që u përpoq të përmbysë Turqinë, u kthye përmbys me hyrjen në veprim të popullit dhe u kthye në të mirë të vendit. Të luftosh i bashkuar kundër armikut është një detyrë e rëndësishme për të gjithë ummetin. Ne jemi në krah të Turqisë e cila është në krah të të drejtës dhe popullit në Egjipt, Palestinë, Libi dhe Jemen. Ne jemi në anën e të drejtës. Dijetari nuk duhet të heshtë. Ata që shprehin mesazhet e Allahut nuk frikësohen nga të tjerët, por vetëm nga Allahu. Si mund të heshtim kundër padrejtësisë? Kjo është e pamundur. Turqia ka qenë gjithmonë në krah të të drejtës dhe ka mbështetur të shtypurit. E si mund të jetë i suksesshëm një grusht shteti në një vend të tillë? Ne kemi një dashuri të madhe për këtë vend të lavdishëm”.
Në kuadër të takimit të mbajtur në Konya ku marrin pjesë 63 dijetarë nga 25 vende do të kryhen prezantime për çështjet si “Kryeqytetet e lashtë të botës islame” dhe “Ekonomia Islame”.