Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë dënon normalizimin e marrëdhënieve Marok-Izrael

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë dhe Unioni i Dijetarëve Arabë Maghreb dënuan vendimin e Marokut për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë thuhet se Unioni ka të njëjtin qëndrim ndaj normalizimit me strukturën sioniste e cila ende mban nën pushtim Mesxhidi Aksanë, Kudsin, tokat e shenjta dhe Lartësirat e Golanit.

Normalizimi i i marrëdhënieve mes Marokut dhe Izraelit është në kundërshtim me qëndrimin e popullit të Marokut i cili gjithmonë ka mbështetur popullin e Palestinës, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë edhe në një deklaratë me shkrim nga Unioni i Dijetarëve Arabë Maghreb shprehet keqardhje që Mbretëria e Marokut ka marrë vendim për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe ekonomike duke normalizuar marrëdhëniet me formësimin sionist. Më tej mbretërisë marokene i bëhet thirrje që të rishikojë këtë vendim në fjalë.

Më tej në deklaratë thuhet se shtetet dhe qeveritë islame nuk duhet të bëjnë tolerime për kauzën palestineze nën asnjë pazarllëk ose presion të brendshëm apo të jashtëm.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të enjten njoftoi se Maroku dhe Izraeli arritën një marrëveshje për ndërtimin e marrëdhënieve të plota diplomatike.

Me këtë vendim Maroku është vendi i katërt që arrin marrëveshje normalizimi me Izraelin brenda disa muajve pas Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Bahreinit dhe Sudanit. Ndërkohë Maroku në rajonin e Magrebit është vendi i parë që arrin marrëveshje normalizimi me Izraelin.