Një foto e Jupiterit mund të vlejë më shumë se njëmijë fjalë, por në këtë rast, më shumë se gjysmë milioni.
Astrofotografi veteran Andrew McCarthy zbuloi foton më spektakolare të Jupiterit, një shkrepje fantastike e planetit gjigand. Në të vërtetë, ajo që shihni, nuk është vetëm një foto, por një kombinim i mijëra imazheve.
“Pasi kalova tërë natën duke shkrepur mbi 600.000 foto, jam i emocionuar t’ju paraqes shkrepjen time më të qartë të Jupiterit deri më tani. Kjo është fotografuar me një teleskop “11 dhe një aparat që unë e përdor për punë të lidhura me kozmosin e thellë”, shkroi fotografi në postimin e tij në Twitter.
Jupiteri do të jetë përballë tokës mbrëmjen e sotme, e cila do të jetë koha më e mirë për ta parë planetin me sy të lirë. Në qiellin e mbrëmjes, planeti do të duket si një trup i shndritshëm.
Kjo ngjarje përkon me pozicionin më të afërt të planetit me Tokën në 59 vjet. Jupiteri do të ndodhet 591 milionë km larg, distanca më e shkurtër nga Toka prej vitit 1953./tvklan.al