Ballina Lajmet Rajon dhe Botë UNICEF thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës në Halep

UNICEF thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës në Halep

Përfaqësuesja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) përgjegjëse për Sirinë, Hanaa Singer, ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës e cila ka përfshirë veriun e Halepit, duke shtuar se UNICEF-i është në gjendje të gatishmërisë për ofrimin e ndihmës humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Singer tha se kushtet në Halepin e rrethuar janë “më shumë se të tmerrshme”, me spitale të rrënuara, me mungesë të mjekëve dhe me mbi 100 fëmijë të vrarë nga 10 shtatori, prej kurë filluan bombardimet ajrore.

Exit mobile version