Lufta në Jemen ka shkaktuar rreth 7 700 të vdekur, prej të cilëve të paktën 1 546 fëmijë, që prej ndërhyrjes dy vjet më parë të një koalicioni ushtarak nën komandimin saudit për të mbështetur qeverinë përballë rebelëve, theksuan sot agjencitë e OKB-së.
“Nga marsi 2015 deri më 10 mars 2016, të paktën 1 546 fëmijë u vranë dhe 2 450 të tjerë janë gjymtuar në Jemen”, theksoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF).
“Mes tyre bëjnë pjesë 1 022 djem, 478 vajza dhe 46 fëmijë të tjerë”, shtoi UNICEF në një komunikatë.
Sipas Organizatës Botëtore të Shëndetësisë, konflikti ka shkaktuar rreth 7 700 të vdekur dhe më shumë se 42 550 të plagosur që prej ndërhyrjes së koalicionit