Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell thotë se lufta në Gaza ka vrarë më shumë se “13,000 fëmijë” dhe ka plagosur “të panumërt” të tjerë gjatë sulmeve intensive izraelite në enklavë.
“Shtëpitë, shkollat dhe spitalet në rrënim. Të vrarë mësues, mjekë dhe punëtorë humanitarë. Zia e bukës është e afërt. Niveli dhe shpejtësia e shkatërrimit janë tronditëse. Fëmijët kanë nevojë për një armëpushim TANI”, shkroi Russell në X.