Organizata humanitare për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF, vlerëson se 300 000 fëmijë janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre, pas mbërritjes së talebanëve dhe nxitimit për të lënë vendin.
“Ne nuk mund t’i braktisim fëmijët e Afganistanit në kohë nevoje”, tha drejtori rajonal i UNICEF-it, George Laryea-Adjei.
“Ata po luftojnë me shqetësimet dhe frikën: shumë kanë parë skena që një fëmijë nuk duhet t’i shohë kurrë”, shtoi ai.
Një milion fëmijë nën 5 vjeç do të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë, kërcënuese për jetën.
Mbi katër milionë fëmijë, përfshirë 2,2 milionë vajza, janë lënë pa shkollë. /atsh