Agjencia për kulturë e OKB-së, UNESCO, po përpiqet t’i qetësoj tensionet me Izraelin, pasi ky i fundit ndërpreu bashkëpunimet me Agjencinë që nga e premtja.
Izraeli ndëpreu marëdhëniet me UNESCO-n pasi një grup ekspertësh miratuan një draft rezolutë ku kritikohen ashpër veprimet vulgare izraelite në Jeruzalemin Lindor.
Michael Worbs, Kryetar i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, u mundua të sqaroj rezolutën, duke thënë se kjo nuk është pikëpamje e një vendi, por e 24 vendeve sa votuan pro, transmeton Euronews.
Megjithatë, disa politikanë, duke përfshirë edhe kryeministrin izraelit, kanë akuzuar Agjencinë e OKB-së për refuzimin e qasjes së hebrejve në zonat e shenjta në Jeruzalem.
Ky mocion i akuzon forcat e sigurisë izraelite për agresion ndaj muslimanëve, dhe vazhdimisht i referohet Al Aksasë si objekt fetar i myslimanëve. /MESAZHI/