olicia njoftoi zyrtarisht se efektivi Saimir Hoxha u vra me dy plumba nga 21-vjeçari Aldi Rama në Vain, Ishull Lezhë.
Në ngjarjen tragjike që ndodhi të martën ishin tre efektivë policie, dy civil dhe një me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia.
Në njoftim bëhej me dije se grupi i kontrollit kishte djegur 62 bimë narkotike dhe në largim, 500 metra më tej kishin ndaluar makinën tip “Volkswagen” ku ndodhej vrasësi në ndenjësen e pasme dhe dy të arrestuarit Armando Marku dhe Kristjan Sherri.
Ata kanë dalë nga makina dhe i janë përgjigjur urdhrit të efektivëve për kontroll ndërsa Aldi Rama u përgjigj ”unë nuk jam për tu kontrolluar”.
“Në ato momente ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë,” – thuhej në njoftimin zyrtar.
Dy civilët janë përpjekur ta ndalojnë automjetin në largim duke përdorur armën e shërbimit, situatë e provuar nga 9 gëzhoja të gjetura në vendngjarje që përkojnë me armët e punonjësve të Policisë
Aldi Rama ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap dhe u gjet pas 5 orë kërkimesh.
Policia njoftoi se i është bërë thirrje për rreth 45 minuta që të dorëzohej, por ai ka refuzuar dhe është vetëplagosur në kokë.
Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës e më pas u soll te spitali i Traumës në Tiranë ku dhe humbi jetën.