Shkruan: Abdullah Klinaku
Martin Luther King, u vra me 4 prill 1964. Vetëm tre vite pasi që u vra Malcolm X. Që të dy u vranë në të njëjtën moshë. Që të dy ishin 39 vjeç. Por që të dy do të mbesin të pa harruar në kujtesën e historinë së zgjimit, organizimit, luftës për liri , përpjekjes për drejtësi dhe angazhimit për dashuri në të mirë të njerëzimit.
Martin Luter King, një fetar i krishterë, një aktivist i luftës kundër dhunimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, është frymëzim për gjenerata të tëra dhe për shumë çështje, por me dy prej tyre dua ta ri-shfaq figurën e tij;
– Aktivizimi dhe organizimi i fuqishëm për kauzë njerëzore që në vete përmban edhe politik nuk nënkupton gjithmonë edhe aktivizim partiak. Ai e emancipoi popullin, politikën, pushtetin, shoqërinë dhe individin përmes aktivizimit politik por jo partiak. I shpërfaqi fuqishëm bindjet e tij njerëzore, politike e ideore por jo përmes partiakizimit. Ai e lëvizi popullin drejt emancipimit politik e ideor jo drejtë grupacionit politik. Ai ishte burri që besoi në ëndrrën e tij e cila u bë realitet. U bë inspirim për shumë shtete të më pastajme. Ai fuqishëm thirri; “Unë kam një ëndërr që një ditë katër fëmijët e mi të vegjël, do të jetojnë në një komb që nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës por nga karakteri që kanë”.
– Martin Luter King, morri inspirim dhe forcë nga dy burra të mëdhenj të kohës. Në vitin 1959 vizitoi Gandin prej të cilit u frymëzua për aktivizim paqësor, jo të dhunshëm, dhe morri forcë dhe krah nga Malcolm X, të cilin po ashtu e takoi vetëm njëherë në vitin 1964, për të cilin tha në telegramin ngushëllues se: Unë gjithmonë kam pasur një dashuri të madhe për Malcolm X dhe kam qenë thellë i bindur në aftësinë e jashtëzakonshme të tij për ta vënë gishtin në esencën dhe rrënjët e problemit”. M.L.King si i krishterë me besim, te revolta triumfuese paqësore e Gandit dhe te drejtësia e Malcolm X që frymëzohej nga besimi Islam, në fjalimin e tij historik tha: me këtë besim një ditë do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, të lutemi së bashku, të fuqizohemi së bashku, të shkojmë në burg së bashku, të qëndrojmë në këmbë për liri së bashku, e di që kjo do të jetë e mundur një ditë”
#Kjo është shpresa jonë!