“E pyeta një ekspert për rrjetet sociale pse faqja ime e FB është thuajse e ‘mbyllur’ për pjesën më të madhe të ndjekësve të saj si dhe pse, nga dita në ditë, pahetueshëm, dikush i pakëson dhe i ‘hanë’ miqtë e mi të kësaj faqeje.
Mbase në shaka ai më tha: Pse, mos deshe ti që edhe ta kritikosh masakrën izraelite në Gazë edhe të rritet vizitueshmërie e saj?!
Por si do që të jetë, i thashë, unë do jem në anën e pafajësisë fëmijërore palestineze edhe sikur të ma ndalojnë përdorimin e rrjeteve sociale.”
Kim Mehmeti