Ballina Artikuj Unë dhe shpirti

Unë dhe shpirti

Metin Izeti

Mënyra e jetesës materiale ndryshon nga ajo shpirtnore në këtë mënyrë: njeriu material që e lë iniciativën nga duart e tij ka humbur. Në shpirt, megjithatë, humbet ai që mban iniciativën dhe nuk pushon dot.

Dallimi është i rëndësishëm. Tek ne materialistët, njeriu duhet ta mbajë iniciativën në duart e tij dhe prandaj qendra e të gjitha gjërave është: Unë. Në shpirtni ai duhet të heqë dorë nga iniciativa, dhe për shkak të kësaj urtarët janë qendra e të gjitha gjërave. Kush shkon në hapësirat e shpirtit duhet të mendojë mirë, të heqë dorë nga aktivitetet e tij dhe të pushojë. Është e vështirë kjo për njeriun e ngurtësuar në skepticizëm të sëmurë. Është e vështirë për të që duhet të shkëputë atë që është më e fortë tek ai. Prandaj nuk e durojnë dot. Ne sëmuremi nga kjo lloj metamorfoze. Emri i sëmundjes është mërzitje.

Një njeri me shpirt është veçanërisht i ndjeshëm ndaj metamorfozave. Pikërisht për këtë arsye, kur të arrijë në hapësirat e shpirtit, le të hapë një gropë pranë gurit kufitar dhe të fusë Veten e tij në të. Nëse ka frikë se do t’ia vjedhë dikush, le t’i vendosë kartëvizitën pranë, ose le ta mbështjellë me letër dhe ta shënojë me inicialet e tij dhe pastaj le ta shtypë me një gur. Kur të ktheheni, lëreni ta nxjerrë dhe ta vendosë përsëri në vendin e vet. Nëse ai e pranon ritin, ai do të shohë se mund të jetojë mjaft mirë pa Vetë.

Përvoja e parë që një person fiton është se vetvetja është shkrirë.

Ka qiell blu, ka rreze dielli, ka erë, ka ujë të kripur, ka anije, ka zhurmë. Dhe kjo shumësi e ekzistencës mund të thjeshtohet në mënyrë që të ketë Një perëndi. Njeriu nuk ka shumë hise. Më e rëndësishmja, është që ai ekziston, i bashkangjitur me Njëshin. Njeiu nuk dyshon. Dhe ngaqë nuk dyshon, nuk lodhet.

Kjo është arsyeja pse njeriu me shpirt fle aq mirë.

Një përvojë tjetër është që materialistët papritmas fillojnë të nxitojnë.

Asgjë nuk është urgjente. Sa më ngadalë dhe sa më me nënshtrim. Një shpirtnor jeton sikur është gjithmonë në pushime. Njeriu vëren se Vetja, e cila e ka ndjekur vazhdimisht, është shkrirë. Qetësohet dhe nga ai moment ka kohë për gjithçka.

Përvoja e tretë është më e rëndësishmja. Ai është i mbërthyer me realitetin dhe nuk ka kohë dhe hapësirë për dyshim. Nëse ai vërtet dëshiron me çdo kusht të dyshojë, ai mundet. Por nuk ka pse dhe është krejtësisht e tepërt. Pra, vetëm Ai ekziston, por, megjithatë të gjithë jemi krejtësisht mirë. Dhe “unë” thjesht po i vjedh ditët këtu. Madje jo unë, por dikush që është më i lehtë, më i ndritshëm, më i qetë se Unë, dikush që noton paqësisht dhe lirshëm në botë.

Në vend që të dyshojë, gjërat i vijnë në mendje një shpirtnori të vërtetë. Ashtu siç është, pa ndonjë stres të veçantë, përkundrazi, sa më pak stres, aq më shpejt. Tani gjithçka fillon nga e para.

Nëse i ndodh të përfshihet në një luftë me dikë, gjëja e parë do të ishte: menjëherë, të bëjë paqe pa vonesë. Kështu do t’i varrosë me të mirat e kësaj bote, që të mos kenë kohë për asgjë tjetër veç paqës.

Kjo më ra në mend. Nuk e di nëse është e drejtë apo e gabuar, nuk e kam menduar.

Metin Izeti

Exit mobile version