Ballina Sport Futboll Umtiti vendos për të ardhmen

Umtiti vendos për të ardhmen

Samuel Umtiti i ka bërë të qartë Barcelonës se nuk do të dëgjojë ndonjë ofertë nga klubet e tjera këtë verë.

Skuadra katalanase po konsideron seriozisht shitjen e mbrojtësit qendror për shkak të formës së tij të paqëndrueshme dhe problemeve të vazhdueshme të gjurit.

Barcelona është afër të arrijë një marrëveshje me yllin e Ajax Matthijs de Ligt, por ata do të duhet të shmangin interesin nga Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Juventus, transmeton lajmi.net.

Nëse mbrojtësi holandez arrin në ‘Camp Nou’, Ernesto Valverde do ketë pesë qendërmbrojtës në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Kjo nënkupton se njëri nga ta duhet të shitet, me Clement Lenglet që ka pasur partneritet solid me Gerard Pique dhe Umiti është e vetmja zgjidhje për t’u larguar.

Francezi është së bashku me Jasper Cillessen, Nelson Semedo, Philippe Coutinho dhe Malcom si lojtarët që kanë më shumë gjasa të shiten këtë verë. 

Exit mobile version