Ullinjtë 2000 vjecar shqiptar (Video)

Shumë prej pemëve më të vjetra në Shqipëri janë pemë ulliri. Në mbarë vendin, gjenden ullishte që janë mbjellë nga ilirët, grekët e lashtë apo romakët, që ende lulëzojnë.

Vetëm njëri nga këta ullinj mendohet të jetë 2000 vjecar, dhe në të ka edhe trungje më të reja, 600 vjecare e deri 100 vjecare.

Banorët e fshatit Gjorm të Vlorës thonë se ullijtë e fshatit duhet të shpallen pasuri natyrore kombëtare. Njëjtë mendojnë edhe të gjithë ata që kanë parë këta ullinj të mrekullueshëm, nga të cilët bëhen vajrat e ullirit dhe ullinjtë e tavolinës.