Ulen dënimet për skadimin e regjistrimit të automjetit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 16 nëntor 2016,  ka  zbritur taksat administrative (dënimet) për rastet të cilave ju ka kaluar afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit.

Ndryshimet e taksave administrative për rastet e vazhdimit të regjistrimit dhe çregjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike janë si në vijim:

Taksat për vazhdim të regjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike që kanë kaluar afatin prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit dhe nuk janë çregjistruar, si dhe taksat për çregjistrim të automjeteve pas skadimit të afatit prej 30 ditësh janë :

a). Për automjetet nën 3.5t për çdo 30 ditë ———————– nga 25€  zbret në 10 €;

b). Për automjetet 3.5t dhe mbi 3.5t për çdo 30 ditë ———–  nga 50 €  zbret në 20 €;

c). Për motoçikleta për çdo 30 ditë, është përcaktuar taksa prej 5 €.