Ukrainë, në xhami hapet qendra për vaksinim kundër COVID-19

Qendër për vaksinim kundër COVID-19 është hapur në xhaminë Ar-Rahma në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen, ndër të tjera, morën pjesë zëvendësministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Aleksandër Komarida dhe imami i xhamisë, Hasan Akhatov.

Qendra, e cila do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri në 16:00 do të mund të vaksinojë personat mbi 18-vjeç.

Akhatov tha për AA se Islami dikton që jeta të mbrohet. “Prandaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë po luftojmë kundër epidemisë duke ndarë maska ​​mbrojtëse, teste dhe doreza”, tha ai.

Në Ukrainë, ku vaksinimi masiv filloi më 24 shkurt, më shumë se 270 mijë persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit.

Me një dozë janë vaksinuar 12.914.333 persona ndërsa me dy doza 10.025.360. Në 24 orët e fundit në Ukrainë janë regjistruar 12.729 raste të reja me COVID-19 ndërsa 720 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit. /aa