Ukraina u prezanton aleatëve strategjinë e saj për vitin 2025 në takimin në Gjermani

Ukraina u prezantoi aleatëve perëndimorë strategjinë e saj për vitin 2025, objektivin kryesor të saj si stabilizimin e vijës së frontit, tha sot Ministria ukrainase e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Në një takim në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, përshkroi objektiva të tjera, përfshirë forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës si dhe të mbrojtjes së rrugëve ajrore dhe detare.

Ministria nuk dha detaje konkrete për strategjinë për shkak të “natyrës së saj të ndjeshme”.

Dje, Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e NATO-s në Ukrainë zhvilloi një takim në bazën ajrore amerikane Ramstein që ndodhet në Gjermaninë jugperëndimore për të diskutuar rritjen e mbështetjes për Kievin.

Në hapjen e takimit, sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën ndërsa sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey tha se 30 mijë dronë do të dërgohen në Ukrainë sipas një kontrate 55 milionë dollarëshe, ndërsa ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius premtoi dërgimin e raketave shtesë të drejtuara për sistemet e mbrojtjes ajrore “Iris-T” me bazë në Ukrainë.