Përderisa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon, forcat ruse kanë kryer sulme në qytetin Kharkiv të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Forcat ruse kryen sulme ajrore ndaj vendbanimeve dhe në afërsi të tregut lokal në qytetin Kharkiv.
Në vendin e ngjarjes mbërritën automjete ambulanca dhe ekipet zjarrfikës.
Pas sulmit që shkaktoi zjarr, ekipet zjarrfikëse filluan punimet për shuarjen e zjarrit.
Policia e Ukrainës njoftoi se në sulme janë dëmtuar shumë ndërtesa dhe janë plagosur 12 persona.