Sipas autoriteteve të Ukrainës, Rusia ka kryer sulme me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë) të llojit “Shahed” ndaj rajoneve Dnipropetrovsk, Odessa, Mykolayiv, Kirovograd, Khmelnytskyi dhe Zhytomyr të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës, theksohet se Rusia sulmoi territoret e Ukrainës me një raketë të llojit X-59 dhe 24 dronë të llojit “Shahed”.
Në deklaratë thuhet se si rezultat i punimeve luftarake të forcave të mbrojtjes ajrore të Ukrainës një raketë X-59 u godit në rajonin Dnipropetrovsk dhe 17 dronë në rajonet Odessa, Mykolayiv, Kirovograd, Khmelnytskyi dhe Zhytomyr.
Edhe në një deklaratë të bërë nga Forcat e Mbrojtjes Jugore të Ukrainës, thuhet se ushtria ruse sulmuan me dronë “Shahed” dhe vendosën në objektiv infrastrukturën kritike në jug të Ukrainës.
Në deklaratë bëhet e ditur se 4 dronë u rrëzuan në Odessa, 2 në Mykolayiv dhe një në Kirovograd.
“Fatkeqësisht ka një goditje në Odessa. U dëmtua objekti i logjistikës dhe transportit. U shkaktua dëm në një pikë karburanti si pasojë e rënies së pjesës së një droni të goditur. Nuk ka të plagosur”, thuhet në deklaratë.