Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukraina: Që në fillim të ditës kemi arritur përparim në vende të...

Ukraina: Që në fillim të ditës kemi arritur përparim në vende të ndryshme në Kursk

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se që në fillim të ditës kanë arritur përparim 1-2 kilometra në vende të ndryshme në rajonin Kursk të Rusisë, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy vuri në dukje se përmes video-konferencës ka marrë raportime nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Oleksandr Syrskyi për operacionin në rajonin Kursk të Rusisë dhe situatën në rajonet e rëndësishëm të vijës së frontit kryesisht për Toretsk dhe Pokrovsk.

Duke theksuar se vazhdojnë të përparojnë në rajonin Kursk, Zelenskyy tha se “Që në fillim të ditës kemi shënuar përparim 1-2 kilometra në vende të ndryshme. Në të njëjtën kohë janë marrë peng mbi 100 ushtarë rusë”.

Zelenskyy vuri në dukje se ata nuk e kanë harruar situatën në lindje të Ukrainës për asnjë moment dhe se ka dhënë uzhëzim për forcimin e rajonit me paketat e ndihmës të siguruara nga partnerët e tyre.

Edhe në një deklaratë të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, njoftohet se forcat raketore kundërajrore të Forcave Ajrore të Ukrainës natën e kaluar në rajonin Kursk të Rusisë kanë shkatërruar gjatë një misioni luftarak, avionin rus bombarduesin Su-34.

Exit mobile version