Ukraina pretendon se në luftë janë vrarë 40 mijë e 670 ushtarë rusë

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt.

Në deklarim pretendohet se 40 mijë e 670 trupa ruse janë vrarë dhe 3 mijë e 995 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë shkatërruar përfshijnë 190 helikopterë, 1759 tanke dhe 222 avionë.

Duhet të theksohet se Sky News nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.