Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukraina: Po ndodhin sulme intensive ndaj objekteve energjetike në gjithë vendin

Ukraina: Po ndodhin sulme intensive ndaj objekteve energjetike në gjithë vendin

German Galushchenko

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko tha se ushtria ruse ka filluar sulme intensive kundër infrastrukturës energjetike në gjithë vendin, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Galushchenko njoftoi se ka pasur ndërprerje të energjisë në gjithë Ukrainën për shkak të sulmeve në infrastrukturën energjetike.

“Energjia është përsëri nën sulm të madh nga armiku. Ka sulme ndaj objekteve energjetike në gjithë Ukrainën”, tha ai.

Ai theksoi se operatori ukrainas i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike “Ukrenergo” ka vendosur të zbatojë një ndërprerje emergjente të energjisë në vend. Galushchenko tha se detajet e sulmeve dhe ndërprerjeve të energjisë do të sqarohen “kur ta lejojë situata e sigurisë”.

Në një deklaratë në llogarinë në Telegram të Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se ushtria ruse ka lëshuar ​​raketa në shumë rajone të vendit, veçanërisht në Kiev.

Në deklaratë u bëhet thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore.

Exit mobile version