Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë për grurin

Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë për grurin

Ukraina do të nënshkruajë një marrëveshje vetëm me Turqinë dhe OKB-në për rifillimin e eksporteve të grurit nga Deti i Zi, sipas një zëdhënësi të qeverisë, shkruan BBC të premten.

Duke folur para nënshkrimit që pritet të ndodhë sot në Stamboll, ndihmësi i presidentit Mykhaylo Podolyak përjashtoi çdo marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Ukraina nuk nënshkruan asnjë dokument me Rusinë. Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në”, shtkoi ai në Twitter, duke shtuar se Rusia do të nënshkruajë një marrëveshje të veçantë “pasqyrë”. /koha

Exit mobile version