Ukraina do të nënshkruajë një marrëveshje vetëm me Turqinë dhe OKB-në për rifillimin e eksporteve të grurit nga Deti i Zi, sipas një zëdhënësi të qeverisë, shkruan BBC të premten.
Duke folur para nënshkrimit që pritet të ndodhë sot në Stamboll, ndihmësi i presidentit Mykhaylo Podolyak përjashtoi çdo marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë.
“Ukraina nuk nënshkruan asnjë dokument me Rusinë. Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në”, shtkoi ai në Twitter, duke shtuar se Rusia do të nënshkruajë një marrëveshje të veçantë “pasqyrë”. /koha