Ukraina merr vendim për dy ndeshjet kundër Kosovës

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovic ka bërë të ditur se ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për “EuroBasket 2017” dhe “Kampionatin botëror 2018” do të zhvillohet në terren neutral.

Aleksandrovic ka theksuar se vendimi i Ukrainës vjen si rezultat i “politikës sonë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

“Ne nuk do të jeni nikoqir të delegacioneve të Kosovës në shtëpinë tonë, për shkak se nuk pranojmë dokumentacionet e udhëtimit të Kosovës, dhe pasaportat. Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, marrë parasysh se shtete tjera evropiane, përfshirë Federatën e Rusisë, tashmë kanë pranuar dokumentet e udhëtimit të Kosovës”, deklaroi Aleksandrovic për agjencinë e lajmeve “Tanjug”, përcjell “Zëri.info”.

Ai ka shtuar se: “Ky vendim i Ukrainës është një tjetër dëshmi të raporteve miqësore me Serbinë”.