Ballina Sport Euro2020 Ukraina eliminon Suedinë, avancon në çerekfinale

Ukraina eliminon Suedinë, avancon në çerekfinale

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Austrisë.

Gjatë 90 minutave skuadrat barazuan me rezultatin 1-1.

Ukrainasit realizuan të parët në min 27 përmes Oleksandr Zinchenkos por nuk mundën ta mbajnë rezultatin për shumë kohë.

Për Suedinë shënoi Emil Forsberg i cili me një gol të bukur barazoi në min 42′ me një goditje të fuqishme.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, mbrojtësi Danielson u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në Basedin.

Sidoqoftë, pas shumë tentimeve, Ukraina arriti ta shfrytëzoi avantazhin në fushë.

Ishte Zinchenko i cili asistoi Dovbyk në frymën e fundit, përkatësisht në min 121′ për ta kualifikuar Kombëtaren e Ukrainës për herë të parë në histori në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Rezultati përfundimtar, Suedia 1-2 Ukraina

Exit mobile version