Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë qindra ushtarë të rënë në front

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë qindra ushtarë të rënë në front

Ukraina dhe Rusia kanë filluar shkëmbimin e trupave të rreth 320 ushtarëve të rënë, sipas autoriteteve në Kiev.

”Shkëmbimi u zhvillua më 2 qershor në vijën e frontit në rajonin e Zaporizhzhya, ku secila palë dorëzoi 160 trupa”, tha qeveria ukrainase të shtunën.

Ukraina i kishte bërë thirrje vazhdimisht Rusisë që të priste ushtarët e saj të rënë, duke akuzuar udhëheqjen në Moskë se i trajton forcat e veta shumë keq dhe nuk kujdeset për një varrim dinjitoz.

Shërbimet sekrete ukrainase dhe shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura u përfshinë në shkëmbim. /atsh

Exit mobile version