Raporti i fundit i OKB: Kjo mund të reduktojë përdorimin e ujit të pijshëm
Ujërat nëntokësore janë depozita më e madhe e ujit të ëmbël në plane dhe përbëjnë mbi 90% të gjendjes së tij të lëngshme në glob. Por ndotja e tyre po kththet në një problem gjithnjë e më të madh për t’u kontrolluar. Ky është konkluzioni i raportit të fundit të OKB mbi burimet hidrike në botë. Ndër substancat më problematike paraqiten ato që mbërrijnë nga agrikultura, ku vërehen sasi të konsiderueshme të nitrateve, pesticideve dhe fitofarmakëve.
Kjo problematikë ka pasojat e saj, pasi redukton përdorimin e ujërave nëntokësore për nevojat si ujë i pijshëm dhe e mirë publike, por njëkohësisht ndikon negativisht mbi ekosisteme.
Gjithsesi sipas raportit të Kombeve të Bashkuara edhe ky problem nuk është i pakthyeshëm, madje qëllimi është pikërisht adresimi I politikave mbi mbikëqyrjen, ruajtjen dhe më pas shfrytëzimin e tyre pikërisht në një kontekst ku vërehet mangësi hidrike e theksuar në shumë zona të planetit.