Uğur Şahin dhe Özlem Türeci kryesojnë në listën e personave “frymëzues” të BE-së

Shkencëtarët turko-gjermanë Uğur Şahin dhe Özlem Türeci, themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, e cila zhvilloi vaksinën kundër COVID-19, ishin në krye të listës së ngjarjeve frymëzuese të përgatitura nga Bashkimi Evropian (BE) për vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në listën e publikuar në llogarinë e Komisionit të BE-së në mediat sociale, thuhet se pavarësisht të gjitha vështirësive, viti 2021 ishte dëshmitar i historive frymëzuese të solidaritetit, meritës dhe shpresës.

Uğur Şahin dhe Özlem Türeci e morën vendin e parë në tregimet frymëzuese të vitit 2021 për BE-në me titullin “fuqia e shkencës”.

Duke kujtuar se Şahin dhe Türeci u nderuan me Urdhrin e Meritës për shpëtimin e jetëve të miliona njerëzve duke zhvilluar vaksinën e COVID-19, u përkufizuan me titullin “Frymëzues për të gjithë”.

Ndarja e 350 milionë dozave të vaksinës me vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nga vendet e BE-së përmes programit COVAX u shfaq me titullin “Fuqia e solidaritetit” në vendin e dytë në listën e BE-së. Në vend të tretë u vendos nisja e Konferencës “Future of Europe” me titullin “Fuqia e ideve”.

Lista gjithashtu rendit trenin që udhëton nëpër Evropë për të tërhequr vëmendjen tek transformimi i gjelbër, dizajnin e ri të monedhës 2 euro me rastin e 35-vjetorit të programit Erasmus+, atleten italiane Beatrice Vio, fituese e medaljes së artë në Lojërat Paralimpike Tokio 2020, dhe dërgimim e dy satelitëve të rinj Galileo në hapësirë. /aa