UEFA ka prezantuar zyrtarisht kalimin në ‘formatin zviceran’ të një sistemi lige në Ligën e Kampionëve, duke zëvendësuar fazat e grupeve që kanë qenë prezente prej disa dekadash dhe duke shtuar katër skuadra të tjera në kompeticion. Për skuadrat që nuk e kalojnë fazën e ligës, nuk do të ketë kualifikim në Ligën e Evropës ose Ligën e Konferencës.
36 skuadra do të garojnë në fazën e ligës nga sezoni i ardhshëm, me skuadrat që do të luajnë tetë ndeshje kundër skuadrave të tërhequra nga secila prej katër vazove. Ata nuk do të luajnë dy herë me secilën skuadër, por do të përballen me tetë kundërshtarë të ndryshëm në shtëpi ose jashtë.
Skuadrat që kualifikohen në tetë më të mirat do të kalojnë në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat që përfundojnë nga e 9-ta në 24-tën do të luajnë me njëra-tjetrën në një raund play-off për të plotësuar ato tetë vende kundër skuadrave të para. 12 skuadrat e mbetura që përfundojnë në fund të tabelës do të eliminohen tërësisht nga të gjitha garat, përcjellë KosovaPress.
Nëse një skuadër që nuk përfundon në tetëshen më të mirë të fazës së ligës do të fitojë kompeticionin, atëherë ata do të duhet të luajnë 17 ndeshje, që është katër më shumë se totali aktual. Ata që do të kalojnë në raundin e 16-të do të luajnë 15 ndeshje, përcjellë KosovaPress.
Lexo po ashtuInteri luan sot në Kupën e ItalisëKy ndryshim ishte rënë dakord vite më parë, por tregon kontrollin dhe ndikimin në rritje që klubet e mëdha kanë në UEFA, duke sjellë më shumë ndeshje mes klubeve të mëdha, duke e bërë më të vështirë eliminimin e tyre.