UEFA nominon kandidatët për futbollistin e vitit

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi se Kevin De Bruyne, Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer janë nominuar për “Futbollistin e Vitit në Evropë” për sezonin 2019-2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të UEFA-s, pas votimit të gazetarëve nga 55 vende anëtare të Unionit dhe 80 trajnerëve që kanë drejtuar klubet pjesëmarrëse në grupet e Ligës së Kampionëve dhe Liga e Evropës, janë përcaktuar 3 kandidatë.

Për çmimin futbollisti i vitit do të garojnë ylli i Manchester City-t, Kevin De Bruyne, golashënuesi i Bayern Mynihut, Robert Lewandoski dhe portieri Manuel Neuer.

Fituesi do të shpallet më 1 tetor.

Këtë vit çmimi do të jepet për herë të 10-të ndërsa më parë e kanë fituar 3 herë Cristiano Ronaldo (2014, 2016, 2017), dy herë Lionel Messi (2011, 2015), nga një herë Andres Iniesta (2012), Franck Ribery (2013), Luka Modriç (2018) dhe Virgil van Dijk (2019).