Transferimet e bujshme si Neymar apo dhe ai i fundit i Kylian Mbappe nga skuadra rivale e Monaco i kanë kushtuar Paris Saint- Germain jo vetëm në vlerë monetare.
Klubi parizien është në hetim nga UEFA për Fair Play-in Financiar, raporton BBC.
UEFA ka njoftuar se ka nisur hetimin ndaj gjigantëve francezë nëse ata kanë shkelur rregullat e vendosur nga ky entitet.
“Dhoma Hetuese e Organit të Kontrollit Financiar të UEFA-s hapi një hetim zyrtar ndaj Paris Saint-Germain si pjesë e monitorimit të vazhdueshëm të klubeve të rregulluara nga rregullat e Fair Play-it Financial (FPP).Hetimi do të përqendrohet në përputhjen e bilancit buxhetor, veçanërisht pas transferimeve të fundit gjatë merkatos së verës”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e UEFA-s.