UEFA ka zbuluar së është në veprim për të përmirësuar cilësinë e fushës në stadiumin “Frankfurt Arena” pas problemeve me sipërfaqen në ndeshjen e Grupit C mes Anglisë dhe Danimarkës, e cila përfundoi me shifrat 1:1.
Futbollistët u përballen me gjendjen e keqe të fushës në shtëpinë e klubit nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt.
Copa të mëdha të barit u shpërndanë nëpër fushë në fillim të ndeshjes, me stafin që u pa duke mbushur kovat plot me bar pas ndeshjes.
“Një plan i detajuar mirëmbajtjeje është në vend për të përmirësuar më tej cilësinë përpara ndeshjeve të ardhshme” tha UEFA.
Ndeshja tjetër që do të zhvillohet në këtë stadium është më 23 qershor, kur Gjermania nikoqire do të përballet me Zvicrën në kuadër të Grupit A.
Sllovakia dhe Rumania takohen në Grupin E më 26 qershor dhe ndeshja e fundit në stadiumin e Frankfurtit do të jetë ajo e fazës nokaut që do të luhet më datën 1 korrik.