UEFA ka nisur procedurat hetimore në lidhje më fishkëllimat që i bënë tifozët dardanë gjatë antonimit të himnit të Izraelit në përballjen e zhvilluar ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” më 9 nëntor.
Pamjet treguan se tifozët filluan fishkëllimat, si shenjë proteste për sulmet ndaj Palestinës.
Për këtë rast, shtëpia e futbollit evropian ka filluar hetimet dhe mund të dënojë FFK-në me një gjobë të majme, raporton CNN.
“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë.
Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, por u shty pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
Kosova ia doli të fitonte me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Milot Rashica në minutën e 41-të.