Ballina Sport Futboll UEFA dënon Qipron me 10 mijë Euro për banerin “Kosova është Serbi”

UEFA dënon Qipron me 10 mijë Euro për banerin “Kosova është Serbi”

Federata e Futbollit e Qipros është dënuar me 10 mijë euro për shfaqjen e banerit “Kosova është Serbi” nga huliganët qipriotë në ndeshjen Qipro – Kosova e luajtur më 9 shtator në Ligën e Kombeve.

Mediumet në Rumani e kanë cilësuar si gjobë të lehtë nga UEFA.

“UEFA nuk ishte aq drastike me Federatën e Futbollit të Qipros, të cilën e gjobiti me vetëm 10 mijë euro pasi tifozët qipriotë shfaqën në pjesën e parë të ndeshjes Qipro – Kosova dy pankarta me mesazhet “Kosova është Serbi” dhe “Qiproja është Greqi”, shkruan mediumi rumun “Fanatik”.

Kosova e fitoi ndeshjes 4:0 në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Në mesin e pjesës së parë ndeshja u ndërpre për disa minuta, kur në tribuna u shfaq panoja “Kosova është Serbi”. Vetëm pas largimit të saj ndeshja ka vazhduar.

Federata e Futbollit e Rumanisë me 55.500 euro u dënua për ndeshjen Rumani – Lituani dhe 128 mijë euro të tjera për ndeshjes Rumani – Kosovë

Exit mobile version