UEFA ka dënuar Manchester Unitedin.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka dënuar me gjobë prej 10 mijë euro skuadrën e Manchester Unietdit nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s.
Arsyeja e dënimit nga UEFA, është se ekipet e kanë për obligim të dërgojnë dy lojtarë të kërkuar për t’iu nënshtruar testeve anti-doping, dhe atë direkt pas përfundimit të ndeshjes.
Po ashtu UEFA ka dënuar me dy ndeshje mos lojë mbrojtësin Phil Jones dhe gjobë pesë mijë euro, ndërsa vetëm me gjobë pesë mijë euro është dënuar Daley Blind.