Udhëtim 11-ditor në Gjermani, nëna lë vetëm fëmijët dhe u jep një armë

Katër fëmijë në Iowa u gjendën në një skenar të vërtetë të “Vetmit në shtëpi” javën e kaluar, kur nëna e tyre u nis në një udhëtim 11-ditor në Gjermani dhe i la ata vetëm.

Policia në Johnston, Iowa kreu një kontroll të mirëqenies në shtëpinë e Erin Lee Macke më 21 shtator, pasi mori një telefonatë që fëmijët e saj – binjakët 12-vjeçarë (një djalë dhe një vajzë), një vajzë shtatëvjeçare dhe një vajzë gjashtëvjeçare – u lanë vetëm.

“Daily Mail” shkruan se ata zbuluan se jo vetëm që fëmijët kishin mbetur vetëm, por se kishin edhe një armë.

Sipas ankesës penale, Macke la një pistoletë të shkarkuar Glock 9MM, pranë dy revistave – një ngarkuar plotësisht dhe një pjesë të ngarkuar pjesërisht.

Ndërkohë fëmijët i rrëfyen policisë se nëna e tyre kishte shkuar në Gjermani një ditë më parë, dhe se nuk e kishte në plan që të kthehej deri më 1 tetor.

Kur policia telefoni Erin Lee Macke, ajo tha se të gjitha dadot kishin dështuar, e si pasojë kishte vendosur që fëmijët t’i linte vetëm. Por në fakt ajo nuk kishte tentuar aspak që të gjente një të rritur që ta linte me fëmijët.

Si pasojë policia njoftoi Macke që të kthehej menjëherë në shtëpi. Pavarësisht kësaj, ajo e preu biletën pas 4 ditësh. Pas kthimit në SHBA, ajo u arrestua ditën e enjte.