Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Udhëheqësi iranian Khamenei kërkon dënim me vd’ekje për Ne’tanyahun

Udhëheqësi iranian Khamenei kërkon dënim me vd’ekje për Ne’tanyahun

Udhëheqësi iranian, Ali Khamenei tha se nuk mjafton që Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) të lëshojë urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për shkak të krimeve të luftës të kryera në Gaza dhe se dënimi kundër Netanyahut duhet të jetë dënim me vdekje, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Khamenei mbajti një fjalim para anëtarëve të forcave të milicisë (Basij) të lidhur me Ushtrinë e Gardës Revolucionare në Teheran.

Ai potencoi krimet kundër njerëzimit të kryera nga Izraeli në Gaza dhe Liban. “Për Netanyahun është lëshuar urdhër- arrest, kjo nuk mjafton. Dënimi i tij është vdekja. Liderët izraelitë duhet të dënohen me vdekje”, tha Khamenei.

Khamenei reagoi ndaj bombardimeve të hapësirave të banimit të civilëve. “Bombardimi i shtëpive të njerëzve në Gaza dhe Liban nuk është fitore. Budallenjtë nuk duhet të mendojnë se kanë fituar sepse bombarduan shtëpitë dhe spitalet e njerëzve. Askush nuk e sheh këtë si fitore. Ajo që ata po bëjnë nuk është fitore, është krim lufte”, tha ai.

Në vendimin e saj të shpallur më 21 nëntor, GJNP-ja njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant “për shkak të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës”.

Exit mobile version