Udhëheqësi i Al-Azhar-it kritikon përfitimin nga tregtia e ar’mëve në kurriz të jetëve të pafajshme

Shoqëritë e sotme nuk mund të shihen si të “civilizuara”, tha Imami i Madh i Al-Azharit, Sheikh Ahmed El-Tayeb, pasi ato janë mbizotëruar nga materializmi dhe ekonomitë e lulëzuara të armëve, të nxitura nga luftërat dhe konfliktet që dëmtojnë fëmijët e pafajshëm.

Duke folur gjatë një takimi me të dërguarin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për financat e zhvillimit, Dr Mahmoud Mohieldin, El-Tayeb shprehu keqardhjen e tij për mungesën e drejtësisë globale dhe kritikoi hezitimin e disa kombeve të mëdha për të mbështetur vendet në zhvillim.

Mohieldin shpreson të punojë me Al-Azhar-in dhe Këshillin e Pleqnarëve Myslimanë (KPM) për të marrë më shumë mbështetje nga institucionet arabe dhe islamike për vendet në zhvillim. Kjo mbështetje është e nevojshme për të ndihmuar këto vende me projektet e tyre të zhvillimit dhe sfidat e brendshme.

KPM është një organizatë ndërkombëtare që promovon paqen në komunitete duke dekurajuar konfliktet dhe çështje të tjera përçarëse.